TIRANË

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se nuk ka takim tjetër për një zgjidhje për Kodin Zgjedhor, duke ia lënë përgjegjësinë maxhorancës për veprimet e saj.

Në konferencën e sotme për mediat, i pyetur nëse ka menduar për të zhvilluar një takim mes liderëve si një zgjidhje e dytë për Kodin Zgjedhor, Meta tha se marrëveshja është firmosur më 5 qershor.

“Presidenti nuk ka çfarë takimi të zhvillojë sepse është firmosur marrëveshja më 5 qershor dhe të gjithë kanë për detyrë ta respektojnë. Presidenti po u jep mundësi. Si do reflektojë maxhoranca dhe Kuvendi një partiak nuk është përgjegjësi e presidentit”, deklaroi Meta.

Ndërsa i pyetur nëse rrezikon që opozita e bashkuar të mos shkojë në zgjedhje më 25 prill nëse PS miraton Kodin e ndryshuar, Kreu i shtetit deklaroi se ka zero mundësi që populli opozitar të mos përfaqësohet.

“Ka zero mundësi që në zgjedhjet e 25 prillit populli opozitar të mos përfaqësohet në Shqipëri. Kjo ka zero mundësi”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: