SHKODER- Në qytetin e Shkodrës u mbajt një takim dy palësh Shqipëri–Mali i Zi, mbi zonimin e liqenit të Shkodrës dhe bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi për mbrojtjen dhe menaxhimin e liqenit të Shkodrës si një ekosistem unik i këtij lloji.

Në takim morën pjesë për palën shqiptare, drejtori i AKZM Zamir Dedej, ndërsa për Malin e Zi, drejtoresha e ndërrmarrjes publike të zonave të mbrojtura Azra Vukoviç, si dhe përfaqësues nga AdZM e Shkodrës, INCA GREEN HOME, OMP, grupe interesi dhe shoqëria civile.

Ky takim pati si qëllim njohjen dhe menaxhimin sa më mirë të këtij liqeni si dhe ruajtjen e specieve ujore apo nënujore që rriten në të. Ky takim u mbështet nga “NaturaAl” me projekt menaxhimin e natyrës shqiptare.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb