Birra Korça i shton edhe me shumë pulsin e kënaqësisë festës së birrës e cila shënon sot natën e dytë të saj në qytetin juglindor. Turistë të shumtë vendas e të huaj, kanë tejmbushur Korçën, ndërsa kanë zgjedhur birrën Korça, birrën e parë shqiptare për t’i dhënë më shumë freski temperaturave te nxehta në këto netë vere.

Krahas tendave në qytet, qytetarë të shumtë e turiste te huaj kanë zgjedhur të festojne e dëfrejnë në restorantin ‘Shtepia e Birrës’ e cila këtë vit ka shtuar kapacitetet e saj, për një shërbim sa më cilësor ndaj turistëve vendas e të huaj. Këte mbremje ‘Shtepia e Birrës’ ka mirepritur një mik të vecante, këngëtarin e njohur Tef Alolli. Të bërë bashkë në tavoline me miq vendas por edhe të huaj të ardhur nga SHBA, ata kanë shijuar gatimet tradicionale, shoqëruar me freskinë e birrës Korca.

Të mbledhur rreth tavolinës, ata kanë kthyer njëra pas tjetrës gotat, c’ka nga fotoja duket se nuk ka nevojë për shumë fjalë. ‘ Kemi ardhur enkas për birrën Korça, është birra që shijojmë më shumë’ – shprehen ata, ndërsa ngrenë gotat e bëjnë Gëzuar. Gjatë ditëve të festës, por edhe në përfundim të saj, “Shtëpia e Birra Korça” do të mirëpresë vizitorë që kërkojnë krahas shijes së birrës, të provojnë dhe gatime tradicionale të servirura me aq kujdes nga stafi. Ndërkohë shumë pjesëmarrës kanë shijuar “Birra Korça” në qendër të qytetit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: