Artisti Neritan Liçaj ishte sot në selinë e LSI në një takim mes kësaj partie dhe një përfaqësue të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit lidhur me zhvillimet e fundi rreth Teatrit.

Liçaj për News24 ka thënë se në këtë mbledhje u rikonfirmua marrëveshja për Teatrin mes Aleancës dhe opozitës e nënshkruar nga Basha më 25 korrik të 2019, si dhe u premtua nga LSI se do ketë mbështetje me njerëz.

Më tej Liçaj tha se mbrojtësit e Teatrit jana gati për përplasje ndërkohë që thotë se e gjithë ideja e Ramës është për të vjedhur, edhe pse kryeministrit artisti nuk i uron vdekjen.

 

”Ne rikonfirmuam të gjitha pikat që kishim patur me opozitën që më 25 korrik. Ata do vijnë të na ndihmojnë me njerëz.

Kot e kanë ne aty do jemi. E dinë që nuk hajnë pykë. Hajdeni përplasemi, hajde këtu. Në vend të merren me pandeminë, çfarë pallaçollëku duan të prishin Teatrin.
Ku e ka unitetin ndaj armikut. Edhe thirrjet i kanë mjerane. Njerëzit janë në pikë të hallit ky e ka mendjen të prishë Teatrin që të marrë lekë.

Ramës nuk i uroj vdekjen, por edhe kur të vdesë do nxjerrë dorën nga arkivoli të të marrë 5 mijë lekëshin.”- tha Neritan Liçaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb