Presidenti Bajram Begaj, ka nisur sot disa takime në qytetin e Shkodrës. Mësohet se fillimisht Begaj u prit nga kryetari i bashkisë Bardh Spahia. Takimi zgjati rreth një orë.

Ndërkohë më pas Presidenti Begaj pritet të vijojë me dekorimin e shkollës ’28 Nëntori’ me titullin ‘Nderi i Kombit’. Sakaq pas këtij aktiviteti pritet që presidenti të takohet edhe me prefekten e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni dhe më pas me komunitetet fetare.

Begaj

“? Takim shumë i mirë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës z. Bardh Spahia si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak, znj. Brisela Kadija. Vlerësoj bashkëpunimin politik në nivel lokal, një mesazh i shkëlqyer i bashkimit të forcave për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e qytetit.”, shkruan në Twitter Begaj.

Po sot shkolla e mesme “28 Nentori” është dekoruar me titullin “Nderi Kombit” nga Presidenti Begaj. Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e shkollës së parë laike në Shqipëri gjate këtyre 100 viteve si dhe figurat e shquara që dolën nga bankat e kësaj shkolle bashkë me përkushtimin e mësuesve prej një shekulli me radhe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: