Nga kolonat e “Nju Jork Times” vjen një lam që rrezikon ta shndërrojë në më shumë sesa një ide SuperLigën Europiane, që dukej se nuk ishte e realizueshme aktualisht për të mos prishur ekulibrat delikatë të klubeve të mëdhenj europianë dhe ligave ku garojnë.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka patur takime me shoqëritë kryesore futbollistike në Europë dhe presidentin e FIFA-s, Xhani Infantinon, që në këta takime ka kërkuar që të zhvillohet ideja e krijimit të një veprimtarie të rezervuar për klubet më të pasura të botës.

Sipas projektimeve, këto klube mund të dyfishojnë të ardhurat e tyre në rast se pranojnë të braktisin kampionatet respektive. Plani parashikon një kampionat me dy divizione, të përbëra të dyja me nga 20 skuadra, që do të vijnë kryesisht nga 5 kampionatet më të mëdha në kontinent, ku do të ketë rënie dhe ngjitje në kategori.

Por Ceferin është totalisht kundër. “Kam lexuar për këtë ide të çmendur. Do të shkatërronte futbollin, do të humbisnin lojtarët, tifozët dhe të gjithë ata që janë të lidhur me futbollin vetëm e vetëm që të përfitojë pakica”. Kështu e ka komentuar ai lajmin. Një reagim që mund të rrisë tensionin mes tij dhe Infantinos.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb