Deputetja Rudina Hajdari reagon e revoltuar pasi kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm të shkojë edhe vetë në Këshillin Politik për të diskutuar mbi ndryshimet kushtetuese, nëse do të merrnin pjesë edhe Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

Hajdari shkruan në ‘Facebook’ se listat e hapura janë diskutuar në Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashtëparlamentare, ndërsa shton se nëse ata kanë ndryshuar mendje, le të pranojnë propozimin e opozitës parlamentare dhe të rreshtohen me qytetarët.

Por, sipas deputetes Hajdari, nëse ata duan pazar me Edi Ramën, le të kursejnë shoq të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët.

“Listat e hapura janë diskutuar ne Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashteparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikes. Nëse kane ndryshuar mendje, le ta japin ok per propozimin tim dhe te rreshtohen me qytetarët. Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë show të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse jane lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre”, shkruan Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb