Ndërmjet Juventusit dhe Mauro Icardit po lind diçka, një tratative e cila nuk pritet të jetë e lehtë por që zyrtarisht po nis të marrë formë. Fabio Paratici, drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër” fluturoi në mënyrë të papritur në Ibiza, zyrtarisht ishte për të relaksuar pak por çuditërisht në të njëjtin vend ishte dhe Icardi. Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxheria e Icardit, u largua nga Ibiza për një fluturim drejtë Milanos. Në Milano qëndroi vetëm 6 orë për tu nisur më pas në Sardenjë, çuditërisht në Milano në ato orë ishte dhe Paratici. A janë këto thjeshtë rastësi? Në botën e futbollit rastësi të tilla ndodhin radhë.

Icardi
Icardi

Ndalemi pak tek faktet publike: Antonio Conte, trajneri i Interit, nuk e dëshiron në skuadër, drejtuesit e klubit ziklatër e kanë nxjerrë në shitje, shifra që i kanë vendosur është shumë herë më pak se 110 milion euro që është klauzola e largimit. Mbetet për tu parë se çfarë ofertë do ti bej Juventus, sëfundmi ka rënë dhe pista e një shkëmbimi me Dybala, fantazisti argjentinas vijon të vlerësohet nga “Zonja” me 100 milion euro. Dybala përfiton te Juve 7,5 milion euro në vit ndërsa Icardi te Inter 4,5, me këto shifra vështirë se palët, si lojtarët ashtu dhe drejtuesit e klubeve, mund të bien dakord.

Sarri
Sarri

Icardi është një sulmues që pëlqehet shumë dhe nga trajneri Sarri, në 2016 kur humbi shërbimet e Higuain te Napoli kërkoj pikërisht Icardin. Kjo lëvizje e drejtuesve të Juves mund të ketë marrë dhe bekimin e Sarrit. Gjithçka për momentin është në bazën e indiceve, nuk ka asnjë takim zyrtar por e sigurt është se ndërmjet Juves dhe Icardit po lind një tratative e nxehtë vere.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: