Ambasadori i BE, Luigi Sorca është deklaruar për mediat pas takimit me drejtuesit politikë të partive kryesore në Elbasan.

Soreca thotë se dëgjoi shqetësime mbi shit-blerjen e votës teksa thekson se BE do të jetë në vëzhgim të zgjedhjeve në terren me 40 ekipe.

Ai shton se këto zgjedhje janë të rëndësishme si për shqiptarët, ashtu dhe për BE.

”Në deklaratën tonë, që në nisjen e fushatës zgjedhore të 25 marsit. Duam të shohim një fushatë e fokusuar në programet, nevojat e qytetarëve, dhe jo tek sulmet dhe tek intimidimet.

Ua përsëritëm këtë mesazh drejtuesve, dëgjuam dhe këndvështrimet e tyre.

Ajo çfarë është vërtet ee rëndësishme është që zgjedhje të jenë transparente dhe të ndershme. Dëgjuam shqetësime për blerjen e votave, është  vepër penale, parashikohet nga Kodi Penal.

Dëgjuam shqetësime për shitjen e votave, mos harroni, është vepër penale. Do jemi në vëzhgim të zgjedhjeve, 40 ekipe, do vizitojmë qendrat e votimit në zgjedhje. Disa prej nesh në Elbasan.

Këta zgjedhje janë të rëndësishme në radhë të parë për shqiptarët, por edhe për BE, dhe të ardhmene  Shqipërisë në BE.”- tha Soreca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb