Analisti Dritan Hila i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka folur në lidhje me takimet e kryeministrit Rama me ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, teksa e shfajësoi atë duke thënë se kryeministri është “mbreti” në drejtimin e administratës dhe se nuk ka nevojë të lajmërojë këdo për takimet që bën.

Sipas tij ai ka të drejtë edhe të iniciojë operacione nën mbulim dhe të bëjë takime “me kë të dojë”, ndërsa shtoi se ka qenë gabimi i McGonigal që nuk ka lajmëruar FBI-në për takimin që do zhvillohej.

Nga ana tjetër Fatos Lubonja ka thënë se ata janë takuar disa herë para këtij takimi në zyrën e Ramës dhe se ky i fundit ka qenë në dijeni për takimin që do mbahej pasi ka qenë i shoqëruar nga këshilltari i tij.

Ai vijoi duke thënë se Rama ka postuar në rrjetet sociale çdo takim me figura më pak të njohura se McGonigal, pretendim të cilit Hila i është përgjigjur se ato kanë qenë takime “gallate”, ndërsa ai me McGonigal ka qenë “takim pune”.

Pjesë nga biseda:

Hila: Flisni broçkulla për kryeministrin që duhet të lajmërojë rojën poshtë për takimet që bën. Është ai që cakton, i bën rreshtore shërbimit informativ. Kryeministri është mbreti në drejtim të administratës dhe vendos për një operacion kundërzbulimi. Po të shpjegoj disa gjëra të administratës. Ka të drejtë të iniciojë operacione nën mbulim. Ti thua nuk ka të drejtë të marrë Duçkën në takime. Bën takime me kë të dojë.

Zaloshnja: McGonigal nuk i tha FBI që u takua me Ramën, jemi dakord këtu

Hila: Jam dakord, gabim i madh i McGonigal.

Zaloshnja: Nuk është detyra e Ramës që të pyesë se me cilën shkresë vjen në takim

Hila: E para e punës është jashtë etikës që të kërkojë shkresën sepse nuk ndodh në takime zyrtare. si ka ardhur ai është shkelje e procedurave amerikane, e Shqipërisë jo. Kështu që sa i përket kësaj jam dakord me ty, ai ka bërë gabim po Ramës nuk i thuhet që pse nuk ke kërkuar shkresë.

Zaloshnja: E ka takuar Rama dhe më parë McGonigal.

Hila: Nëse nuk i dini këto procedura mos flisni.

Lubonja: Ai është takuar disa herë, ka ngrënë dhe darka 10 mijë euroshe me të. Ai ka ardhur me këshilltarin e tij në zyrë, pra e ka ditur që ai do vijë. Edi Rama kur ka takuar ndonjë aktor apo aktore apo njeri më të parëndësishëm e ka futur në Facebook etj dhe këtë e ka mbajtur të fshehtë.

Hila: Është takim pune, me aktorët është takim gallate. Nëse nuk e bën dot dallimin mos iu fut kësaj analize. Në fund të ccdo takimi ftohet tjetri për drektë, do apo nuk do të vijë. I ka kërkuar takim dhe do ta takojë.E pranoi kryeministri. Këshilltari i tij është aty, nuk është Shullazi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb