Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nëpërmjet një video të publikuar në ‘Instagram’, foli për takimet e zhvilluar në Bruksel në kuadër të dialogut me Kosovën. Vuçiç shprehet se ishte një ditë e gjatë dhe e vështirë , duke shtuar se sipas tij nuk mund të thuhet se takimet përfunduan me sukses por megjithatë beson se me ndonjë mrekulli në ditët në vijim mund të ketë edhe kompromise.

“Nuk mund të them se ka përfunduar me sukses, por përmbahem nga çdo koment tjetër sepse shpresoj dhe dua të besoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi në ditët në vijim. Do t’ju kontaktoj në 48 orët e ardhshme me të gjitha faktet. Ne po luftojmë për vendin tonë. Mezi pres të kthehem në Serbinë tonë. Rroftë Serbia”, ka thënë Vuçiç.

Kujtojmë se presidenti serb ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian Josep Borell në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: