Presidentja e Kosovës në detyrë, Vjosa Osmani po zhvillon sot takime me anëtarë të partive për datën e mundshme të zgjedhjeve të parakohshme.

Politikani i LDK, Abrashi ka theksuar se si datë e mundshme për zgjedhjet është folur 7 shkurti. Nga ana tjetër përfaqësuesi i PDK, Memli Krasniqi pas takimit me Osmanin ka theksuar se koha më e përshtatshme për zgjedhje është fundi i janarit.

Gjithsesi do të jetë Vjosa Osmani në cilësinë e Presidentes në detyrë që do të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme ndërkohë që po e trajton këtë çështje me përfaqësuesit e të gjitha partive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb