Kreu i Grupi të PS Taulant Balla, ka zhvilluar një komunikim për mediat pas përfundimit të takimit ku u diskutua për procesin e presidentit të ri.

Gjatë fjalës së tij Balla tha se u diskutua për një figurë konsensuale.

“Kalendari i takimeve për presidentin e ri të Republikës ka përfshirë sot një takim me shoqërinë civilë që u përcoll sot. Kemi diskutuar lidhur me kalendarin e procesit dhe kemi marrë propozime me vlerë që lidhen me figurën e presidentit të ri për të filluar të ndërtojmë kriteret për përzgjedhjen e kandidatit”, tha Balla.

Gjithashtu ai theksoi se data 4 dhe 6 maj u propozua për konferencën e kryetarëve.

Ditën e sotme Balla u zhvilloi fillimisht një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa vijoi me tej takime me Fatmir Mediu dhe Agron Dukën në kuadër të procesit të ri për zgjedhjen e presidentit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb