Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj në studion e News24 komentoi seancën e dy qeverive të përbashkëta Shqipëri-Kosovë në Tiranë si edhe pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të Kosovës në ceremoninë e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjekmarkaj tha se  i sheh thjesht si kartolina që zgjasin sa blicet e aparateve, ndërsa shtoi se marrëdhëniet mes Kurtit dhe Ramës duken disi problematike.

“Takimet tanë kartolina, dhe zgjasin aq sa janë blicet e aparateve. Nëse analizojmë marrëdhëniet e Ramës dhe Kurtit janë problematike. Kosova Serbinë e njeh më mirë se sa ne. I ka mbijetuar asaj dhe mendoj që politika jonë e jashtme ka detyrim ta shohë atë me sytë e Kosovës. Është Kosova ajo që duhet të na imponojë qëndrimin ndaj Serbisë. Nuk nënkuptoj barriera apo konflikt, duhet të punojmë për të ndërtuar paqe edhe me Serbinë”, tha ai.

Më tej Gjekmarkaj tha se përtej qëndrimeve që mund të ketë një qeveri apo një tjetër, shqiptarët ato që i bashkojnë janë të përjetshme, gjaku gjuha, simbolet, ndërsa ato që ndajnë janë të përkohshme

Pyetje: Kur e shihni lënien e pushtetit nga Rama?

Gjekmarkaj: Është pyetje 100 mln, do të doja ta linte nesër sepse i ka konsumuar ditët e veta. Një opozitë nuk duhet të ngushtohet në interesa personale, pro duhet të shohë horizontet shqiptare sepse në këtë mënyrë mund të shkurtojë ditët e Ramës. Opozita ende ka probleme. Sot jemi në këtë pikë ku pjesë të opozitës shfaqen me kandidatë të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb