Çështja McGonigal u trajtua mbrëmjen e kësaj të mërkurë në emisionin “Open” në News24.

Aktivisti, Gjergj Bojaxhi gjatë bisedës në studio u ndal tek takimi i kryeministrit Edi Rama me McGonigal, duke u shprehur se nuk është bërë me dije asnjë komunikim zyrtar lidhur me këto takime. Sipas tij kjo çështje ka mungesë transparence.

“Nëse do të ishte kërkesë institucionale nga FBI-ja atëherë nuk do ta refuzonte, por nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga FBI si institucion. Nuk po flasim për të takuar drejtorin e komunales. Je kryeministër i një shtetit, ke Ministri të Jashtme, këshilltar të jashtëm një ambasadë amerikane që e shoqëron titullarin që do të vijë. Ka një protokoll se si takohet kryeministri. Më fal, por përse i paguajmë ne gjithë këto njerëz, këto institucione!? Nuk bëhet takimi thjesht nga hiçi”, tha ndër të tjera Gjergj Bojaxhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: