Këngëtarja Fifi ka hyrë sërish në Big Brother VIP, por këtë herë për të surprizuar Monika Lubonjën. Teksa këngëtarja ishtë në shtëpi, ato krijuan një lidhje të fortë miqësie. Mbrëmjen e sotme ajo erdhi posaccërisht për të duke i kënduar edhe këngën që kompozi brenda “Diell”.

“Unë i dua njerëzit, i dua shumë dhe ndoshta kurrë nuk e kam marrë atë që kam dhënë. Me Fifin më ka ndodhur ndryshe. Fifin e kam pëlqyer gjithmonë si artiste, tekstet janë me mesazhe, janë të plota dhe i toja që me këtë moshë që ke, të kesh këtë lloj vullkani në shpirt dhe pastaj pjesa tjetër që u lidha me Fifin është që kemi dicka të përbashkët, që jemi pak të cmendura. Kemi dëshira dhe luftojmë shumë për të mos na vënë kufi. Jam shumë mirë por sot po vdes nga emocion. Nuk e kam ndjerë këtë emocion, ndjesë Tea por nuk e kam ndjerë as për Tean këtë. Shumë herë kam kërkuar të sjellin Fifin të këndojë.

Fifi: Ti je njeriu më pozitiv që kam takuar ndonjëherë në jetë. Po hyja tani dhe po thoja, ooo prap këtu, dua të rri. Unë këndova Diellin për një arsye, sepse atje jashtë na pret Dielli dhe ti duhet të punosh, të luftosh, të qeshësh, të kënaqesh, të shijosh e të mos rrish shtrirë aty si majmun, por të cohesh e të qeshësh se je super pozitive.

MonikaUnë kam fituar një vajzë të dytë. Nuk diskutohet dhe nuk do të rri një ditë, por një javë tek shtëpia jote. Mos prit që të lash pjata.

Monika Lubonja ka folur edhe  për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP. Ajo ka zbuluar se një ndër arsyet përse i ka shmangur debatet.

“Ka qenë një rrugëtim i bukur, pavarësisht se jam futur si e mpirë ditët e para, por unë i kam dhënë të gjitha dimensionet si një grua duke qenë dhe në momente shumë të vështira. Kur kam gabuar, kam pasur fuqinë të kërkoj falje, kam ditur të qesh e të përshtatem me të gjithë grupmoshat. Më besoni se dhe debatet e mia kanë qenë të rezervuara, nuk dua të paragjykoj asgjë por nganjëherë kam pasur dhe shumë siklete për tu përballur se ndonjëherë i shoh si vajza ime. E besoj se janë ndryshe me mendimet dhe përshtatjen.”

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: