Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar sot se raundi i ardhshëm i bisedimeve me Kosovën në Bruksel më 27 shkurt është i një rëndësie të veçantë.

Ai ka shtuar se asgjë nuk mund të negociohet derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe.

Daçiç, në fjalimin e tij para pjesëmarrësve të Studimeve të Lartë për Siguri dhe Mbrojtje, theksoi se Serbia tani po përballet me periudhën më të vështirë të ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial dhe Kosova është sfida më e madhe.

Duke folur për procesin e integrimit evropian, ai theksoi se Serbia beson që anëtarësimi në Bashkimin Evropian është ende i arritshëm, por se vetë BE-ja tani është duke u testuar.

Ministri serb paralajmëroi se integrimi rajonal nuk mund të zëvendësojë në asnjë mënyrë anëtarësimin në BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb