Në Dubai duket se ka një përqendrim jo vetëm të njerëzve të krimit, por dhe strukturave ligjzbatuese ndërkombëtare.

Një hotel në qytetin luksoz të Emirateve të Bashkuara, u detyrua të ndërronte xhamat, pasi DEA e struktura të tjera të rendit, përdorën teknologji të reja përgjimi.

Ekspert i çështjeve të sigurisë, Ervin Karamuço në në intervistë në Log në ABC tha se si pasojë e këtij aksioni u arrestuan 4 bosë të mëdhenj të drogës.

“Tek një hotel filloi e gjitha historia. Këtu filluan të ngrihen radarët e VEA, Dea, FBI, Europolit, Interpolit. Çfarë ndodhi aty në 2017-n? aty u takuan 4 kokat më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës, që zhvendosin në të gjithë globin 1/3 e saj. Njëri ishte boshnjak, njëri hollandez, njëri irlandez dhe tjetri Italian i lidhur me Marokun. U interceptuan nga ana e Deas të gjitëh pazaret që bënë këta të 4 për 10 vitet e ardhshme. Jo vetëm do të ndiqnin disa linja të caktuara, strategjia e tyre ekonomike. DEA i interceproi, përgjoi dhe I arrestoi. Më pas u ekstraduan. I fundit Raffaele Imperiale, vetëm para 8 muajsh u ekstradua në Itali e më një presion shumë të madh. Janë ndërruar dhe xhamat pas kësaj. Aty hoteli akuzoi organet ligjzbatuese, përfshirë dhe policinë se kishin futur teknikë përgjimi Brenda hotelit duke shkelur privatësinë. Strukturat ekspozuan mjetet e përdorura për përgjim, që ishin përgjues parabolikë që janë me rreze lazer. Godanin në xham dhe nëpërmjet vibrimit e c’kodifikojnë atë që thuhet. Kjo ka ndodhur dhe me Financial Times në Londër.” tha Karamuço/ABC/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb