TIRANË

Analisti Alfred Lela e sheh si një sinjal për negociata mes Presidentit dhe kryeministrit edhe takimin mes ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim dhe Kreut të KED Ardian Dvorani. Lela tha në “Real Story” në News24 se historia na ka treguar pas çdo heshtje fshihet një ‘1 prill’, ose një darkë me ngjala

“Kriza sanitare e detyroi Metën dhe shumë të tjerë që të ndryshonin sjellje dhe ne nuk mund t’i kërkojmë presidentit të ishte si në muajt e parë të vitit shumë agresiv. Bie dakord me Minxhozin, megjithatë historia na ka treguar pas çdo heshtje fshihet një ‘1 prill’, ose një darkë me ngjala.

Duket se ka një pajtim, që nuk është gjithmonë mbi parimet por mbi negociatat. Nuk mundemi t’i ‘shkishërojmë’ negociatat dhe kalkulimet e të themi sa të këqija janë. Ajo që e shton këtë dyshim për një negociatë është dhe takimi i ambasadores së SHBA, një takim që u bë publik, që në raste të tjera nuk do kishte pasur nevojë”, u shpreh Lela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb