Si përfaqësues të kuvendit të Shqipërisë deputetët Fatmir Mediu dhe Damjan Gjiknuri morën pjesë në takimin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Stamboll me temë” Forcimi i konektivitetit për të garantuar Energji dhe sigurinë ushqimore në kohë krize”.

Kriza e krijuar nga agresioni brutal dhe i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka krijuar probleme të thella të sigurisë, energjisë dhe ekonomisë në Europë dhe botë.

Në këtë takim folën Ministri Jashtëm i Polonisë Zbignev Rau Kryetari i radhës i OSBE dhe Komisionerja për Energjinë e BE.
Ata theksuan nevojën për diversifikim të burimeve të energjisë dhe shkëputjen nga varësia e Rusisë.

Ky takim miratoi një rezolutë të takimit të Stambollit.
Fatmir Mediu prezantoj dy amendamente te cilat u miratuan unanimisht me përjashtim të Bjellorusisë:

Amendamenti i parë kërkonte: Miratimin e lugjeve që garantojnë një proces sknanimi të investimeve në mënyrë që të mos cenojnë sigurinë siç ka ndodhur me investimet kineze dhe ruse.

Amendamenti i dytë kërkonte respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut duke mos lejuar përfshirjen në treg të produkteve që përfitohen nga puna e detyruar, skllavëruese siç ndodh me Ujgurët.

Z Gjiknuri në diskutimin e tij prezantoj investimet dhe politikat e Shqipërisë për energjinë dhe diversifikimin e saj

Ata theksuan nevojën e ndërlidhjes me vendet e prodhimit të gazit siç janë Azerbaxhajni nëpërmjet TAP dhe TANAP.
Shqipëria merr një peshë të veçantë nëpërmjet TAP dhe lidhjes me IAP (Ionian Pipe line).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb