Ish-ministri Tritan Shehu e ka quajtur absurditet takimin e kreut të PD Lulzim Basha me ambasadorët. Në shkrimin e tij në rrjete sociale, Shehu nënvizon se Basha e ka kërkuar vetë takimin me ambasadorët dhe jo e kundërta, siç pretendohet, shkruan ai.

Ish-ministri thekson se secili duhet të llogarisë mbështetjen që ka në anëtarësinë e PD e jo të kërkohet të simulojë imazhe sureale për mbështetjen e ambasadorëve. Ai thotë më tej se delegatët votuan të shtunën në Kuvend, e sipas tij, do të votojnë sërish me datë 18 në referendum.

Postimi i Tritan Shehut:

Absurditet kur kerkon te “mbrohesh” nga nje takim me ambasadoret, qe e ke kerkuar vete.
Takimi i sotem me Grupin Quinto eshte kerkuar nga vete Z.Basha e jo nga ambasadoret e nderuar, qe jane pjese e tij.
Kjo ka nje rendesi te madhe interpretative, mbi te cilen kerkohet te spekullohet.
Sidoqofte une mendoj se secili nga ne per te qene i rendesishem ne PD duhet te llogarise mbeshtetjen qe ka ne antaresine e PD e jo te kerkohet te simuloje imazhe sureale per gjoja mbeshtetje nga ambasadoret.
Per neve ne PD votojne antaret e saj, ose te deleguarit e tyre.
Delegatet votuan te shtunen ne Kuvend, antaret do te votojne me date 18 ne referendum.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: