TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas takimit të Bashës në Malësinë e Madhe, ku sipas PD- është ushtruar dhunë nga policia ndaj pjesëmarrësve. Sipas saj dhuna ka ardhur me urdhër të Ramës, ndërsa kontrollet e FNSH-së nëpër banesa janë një presion i hapur politik ndaj opozitës. Partia Demokratike i bën thirrje OSBE-së, BE-së dhe SHBA-së që të monitorojnë situatën, ndërsa organet e drejtësisë të nisin hetimet për përgjegjësit e dhunës.

Më poshtë reagimi i plotë i PD-së për ngjarjen:

‘Partia Demokratike dënon ashpërsisht reprezaljen e ushtruar sot me urdhër te Edi Rames pas takimit te kryetarit te Partisë Demokratike ne Malësinë e Madhe. Kontrollet e dhunshme nga efektive te FNSH dhe komisariatit te Malësisë se Madhe ne banesat e pjesëmarrësve ne takimin e zhvilluar nga Partia Demokratike janë një presion i hapur politik kundër opozitës dhe mbështetësve te saj.

I bëjmë thirrje ekzekutoreve te këtyre urdhrave te paligjshëm te tërhiqen menjëherë nga ky dhunim flagrant i te drejtave dhe lirive politike te qytetarëve te konsakruara me kushtetute. Ne te kundërt, i sigurojmë ata individualisht, një për një se dita kur do te japin llogari do te jete shume e afërt.

Partia Demokratike i bën thirrje misionit te OSBE-ODIHR, dhe përfaqësive diplomatike te BE dhe SHBA te monitorojnë nga afër ketë përshkallëzim te dhunës dhe terrorit qeveritar. Ne i bëjmë thirrje organeve te drejtësisë te nisin menjëherë hetimet dhe të vëne para përgjegjësisë dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës policore.

Edi Rama ky burracak i pashoq i mbërthyer nga paniku i humbjes qe urdhëron dhunën e terrorin mbi opozitën përmes banditëve dhe krimineleve dhe përmes keqpërdorimit te policisë së shtetit e ka kot. Asgjë dhe askush nuk e shpëton dot nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor’.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb