Në takimin dyditor të Ministrave të Mjedisit të vendeve të G20-ës të organizuar nga Italia kryesuesja e radhës, ministrat u zotuan të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të luftuar sfida të tilla si ndryshimi i klimës, humbja e biodiversitetit, ndotja, humbja e habitateve dhe shkretëtirëzimi dhe përdorimi i paqëndrueshëm i burimeve natyrore.

Në deklaratë u vu theksi në mbrojtjen e biodiversitetit dhe u tha se ekziston shqetësim serioz për shëndetin e oqeaneve dhe deteve për arsye të niveleve të emetimeve dhe ndryshimeve klimatike.

Në mes tjerash në deklaratë, ku pranohet ndikimi serioz i mbetjeve plastike në det në ekosistemin detar, peshkimin dhe turizmin, u tha se janë duke u zhvilluat punimet për të luftuar këtë, ndërsa u bënë thirrjet për intensifikimin e përpjekjeve kombëtare, rajonale dhe në këtë drejtim. Deklarata gjithashtu inkurajoi ndërgjegjësimin e komunitetit për të ulur ndjeshëm plastikat njëpërdorimshme.

Deklarata theksoi se ajo njeh rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit në përcjelljen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit tek brezat e rinj përmes kanaleve arsimore dhe përfshirjen e të rinjve në proceset mjedisore në të gjitha nivelet.

Në deklaratën përfundimtare, Ministrat e Mjedisit të G20-ës premtuan një tranzicion të drejtë në ekonomi të qëndrueshme, duke marrë parasysh nivele të ndryshme të zhvillimit dhe se varfëria, shëndetësia, sfidat ekonomike dhe mjedisore janë të ndërlidhura.

Deklarata tha se mbështetja financiare, teknologjike dhe ndërtimi i kapaciteteve inkurajohet për vendet në zhvillim dhe vendet më pak të zhvilluara.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb