TURQI-Ministrat e Financave dhe krerët e Bankave Qendrore të 20 ekonomive më të fuqishme të botës po mblidhen për të diskutuar për bashkëveprimin e përpjekjeve për të stimuluar rritjen ekonomike.

Shqetësimet e ministrave të 20-es për ritmet e ndryshme të ekonomive më të mëdha dhe divergjencat për politikat monetare, do të jenë në krye të axhendës në bisedimet e së hënës dhe së martës në Stamboll.

Planet e ministrave do të ndikohen nga kërkesat e qeverisë greke për të ristrukturuar borxhin, rënia e çmimit të naftës që rrit inflacionin dhe parashikimet për rritjen, si edhe forcimi i dollarit që ka efekt tek ekonomitë në zhvillim.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: