Akademiku Artan Fuga ka ironizuar me nismën e Minishengenit pas takimit mes Ramës, Vuçiç dhe Zaev në Shkup.

Fuga thotë se Shqipëria kërkon të integrohet në BE, por tashmë ka përfunduar në Bashkimin Ballkanik.

Me nota humori, Fugës i duket vetja dhe populli shqiptar si një i dehur që ikën nga e çojnë këmbët, që niset për Strasburg dhe përfundon në Shkup apo niset në Bruksel e përfundon në Stamboll/

 

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Nje shkop dhe hë në Shkup!

T’çuditshëm jemi si popull!

Nisemi për Bruksel e përfundojmë në Stamboll! Hip këtu të shoç Brukselin i thonë kësaj!

Nisemi për Strazburg përfundojmë në Shkup! Një shkop dhe hë në Shkup!

Duam të integrohemi në Bashkimin Europian, përfundojmë në Bashkimin Ballkanik. 80 vërtitur kot në pyll, më mirë të kishim pranuar Federatën e Gjergj Dimitrovit që e akuzuan se i vuri flakënn Reishtagut. Nuk do të kishim bërë 80 vjet vërdallosje.

U nisëm nga Durrësi në Bari tridhjet më parë tani Durrësi direkt në Abu Dabi.

Kujtoni se nuk kanë shpjegim?

Na është prish edhe google earth se na e tregon Shengenin në Cair.

Se përse më krijohet perceptimi i një të dehuri që ikën nga e çojnë këmbët. Kështu më duket vetja si popull.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb