Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nuk i ka kursyer ironitë në lidhje me takimin mes presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Kujtojmë se kreu i shtetit priti në një vizitë liderin e opozitës në Presidencë, takim që prodhoi disa deklarata e qëndrime.

I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Balla tha se Presidenca është një prej selive të opozitës, ndërsa shtoi se zoti Basha shkon aty si në shtëpinë e vetë. Mes të tjerash ai tha se nëse Meta merr pozicionin e kreut të Opozitës së Bashkuar, mund t’i lërë vendin Bashës në Presidencë.

“Se di si e ka pritur zotin Basha. Presidenca është një prej selive të opozitës dhe zoti Basha shkon si në shtëpinë e vetë aty. Nuk shoh ndonjë problem atje. Madje Ilir Meta mund t’i lirojë dhe vendin, meqenëse nëse do bien dakord se kush do të jetë kryetar i Opozitës së Bashkuar.”, tha Balla.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: