TIRANË- Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me naftëtarët e Ballshit pas protestave të tyre me të cilat kërkojnë punë dhe pagën.

Paloka e quan show e mashtrim, ndërsa naftëtarët viktimat e radhës. Ai thotë se Rama u tall me ta por ndërsa shfaqja po shkonte shumë mirë, arroganca e tij sipas deputetit të PD ia prishi shfaqjen, duke kujtuar këshillën e kryeministrit që naftëtarët të mos vijnë më në këmbë në Tiranë.

STATUSI I PALOKËS
Prape show e mashtrime live. E prapë, pas 5 vitesh në qeveri e mashtrimesh të panumërta, “Fajin e ka Berisha”. U shfaq prape edhe “Vettingu”.

Viktimat e radhës, naftëtarët e përballë tyre tre kryehajdutët dhe kryemashtruesit e qeverisë.
Ata iu kërkojnë punë dhe paga, këta iu thonë të bëjnë dokumentet për të marrë statusin dhe iu ofrojnë spital për sëmundjet profesionale.

Pas 5 vitesh në pushtet prapë “Fajin e ka Berisha” e ku nuk është faji i Berishës “Fajin e ka Vettingu” që kishim ca kohë që nuk e dëgjonim si shkak për gjithë të zezat që kjo qeveri dhe kryeministri i saj, iu shkaktojnë shqiptareve.

Edhe pas 5 vitesh si kryeministër Rama nuk ka asnjë përgjegjësi, asnjë faj. Fajin gjithnjë e ka Berisha dhe si bashkëfajtor Vettingu.

Asnjë nga ministrat nuk e përmendi Beson… Asnjë fjalë nuk i doli Ramës që ua çoi Beson si shpëtimtar. Asnjë fjalë as për premtimin që iu bëri naftëtarëve se tani problemet e tyre u zgjidhën. Sigurisht nuk mund t’iu thoshte që e çoi Beson aty për të përlarë dhe ca miliona të tjera bashkërisht e jo për të zgjidhur problemin e naftëtarëve.

Sot me paturpësi, pasi i kanë mashtruar dhe iu kanë marrë edhe votën për vite me radhë, i nxjerrin para kamerave për spektakël.

Ishte parashikuar dhe mbyllja me duartrokitje si për çdo spektakël pas fjalës së liderit shpëtimtar. Po pikërisht kur skenari po përfundonte dhe duartrokitjet filluan, ishte arroganca dhe cinizmi nga i cili Rama nuk heq dot dorë që ja prishi shfaqjen kryeministrit.

I bindur se shfaqja ia arriti dhe e korri suksesin e duhur, Rama iu drejtua naftëtarëve me arrogancë “E mos merrni më rrugën në këmbë për Tiranë, ja ku e keni ekranin për protesta. Nuk kuptoj pse merrni rrugën në këmbë”

Po kjo tallje e fundit duket se ka qenë e tepërt se nga salla u dëgjuan mbi duartrokitjet e porositura, zërat e naftëtarëve të revoltuar: “Jemi pa punë e pa bukë prandaj vijmë në këmbë”

Prapë Rama u përpoq ta “marrë situatën në dorë”, prapë me nja batutë bajate. Po zërat nga naftëtarët u forcuan dhe si gjithnjë në këto raste, i iku zëri dhe fytyra Ramës, sinjali i ERTV u ndërpre…
27 janar, ora 12.00 në Bulevard

Paloka fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb