Kryeministri Edi Rama, vijon të jetë i pranishëm në Samitin dyditor të NATO-s, në Bruksel, ku është takuar me shumë liderë botërorë. Mes këtyre personazheve, kreu i qeverisë shqiptare është takuar edhe me presidentin e SHBA-ve Donald Trump.

Në ditën e dytë të takimit të NATO-s që po zhvillohet në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka gjetur rastin të shtrëngojë dorën me presidentin amerikan Donald Trump.

Lajmin e bën të ditur vetë Rama që publikoi në rrjetet sociale me mbishkrimin “PHOTO OF THE DAY”.

Megjithatë ndjekësit e kryeministrit në Facebook duken jo entuziast për këtë shtrëngim duarsh.

“Halli” më i madh i tyre është që presidenti amerikan të mos mbyll Lotarinë Amerikane, si e vetmja shpresë për t’u larguar nga Shqipëria.

“Çfarē tē tha Trump? Mos të pyeti se ku i ke blerē atletet se për tjetēr s’ka çfarē tē të pyesë”, shkruan nje tjeter.

“Aajde foto ajde ja hodhem fukarallekut tani na mori te keqen.,” komenton nje tjeter qytetar.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: