Në të njëjtën kohë që në Tiranë u mbajt protesta e thirrur nga opozita, kryeministri Edi Rama organizoi një aktivitet në kuadër të të takimeve publike “Bashkia që duam” ku pjesëmarrësit ishin të shumë. Pikërisht kjo gjë u vu në qendër të diskutimeve ditën e djeshme duke krahasuar protestën me takimin e Ramës me qytetarët në Vlorë.

Por sot anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli jep një numër për pjesëmarrësit në takimin e Ramës. Ai thotë se nuk ishin më shumë se 3652 pjesëmarrës, duke publikuar dhe një fotot të para takimit.

“I ftoj të gjithë ata që duan të dine të vërtetën e pjesëmarrësve në antimitingun e administratës, në Vlorë, këtu kanë mundësi t’i numërojnë vet.Ftoj Zaloshnjën, që bën sikur bën sondazhe, të paktën të tregoje që di të numëroje. Kaba qe i ka numëruar thotë 3652. Unë kam numëruar autobusët nga Saranda, Fieri, Durrësi, etj”, shkruan Kadilli.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb