Ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për Malin e Zi dhe orientimin e tij të mundshëm tashmë larg BE-së si dhe për takimin e nesërm në Uashington për dialogun Kosovë- Serbi.

Sa i përket Malit të Zi, Besnik Mustafaj thotë se pavarësisht se një parti opozitare pro- serbe do të formojë qeverinë e ardhshme, ajo s’mund të ndryshojë orientimin pro- perëndimor të Malit të Zi.

Mustafaj thotë se kjo parti ka koalicion me parti të tjera që janë pro-europiane dhe nuk kanë për ta lejuar atë të largohet nga BE dhe NATO.

Për këtë fakt ish- ministri shprehet i bindur se partia e ardhshme qeverisëse nuk ka për të qenë anti- atlantiste.


PYETJA: Si e shikoni të ardhmen e afërt të Mali të Zi?

”Në kuptimin e lodhjes së opinionit publik nga një qeveri me në krye Gjukanoviç. Problematika buron nga pamja që ka dhënë partia opozitare kryesore me orientim pro- serbe, ruse anti- NATO dhe anti- BE. Pra ka organizuar protesta masive kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Ka një të shkuar shumë anti- perëndimore. Kjo e komplikon përfytyrimin, dhe prish qetësinë si fqinjë, por edhe komunitetin ndërkombëtar si dhe shoqërinë malazeze për të ardhmen e saj. Kjo opozitë që krijon qeverinë nuk është monolitike, pasi është kjo partia proserbe, por ka parti të tjera që janë proeuropiane por kundër Gjukanoviç. Besoj se këto parti, përfshi Dritan Abazoviçin të Urës, që është proeuropian, këto nuk do lejojnë qeverisjen e ardhshme se mund ta rrëzojnë në çdo kohë, pra nuk do e lejojnë të ndryshojë kursin europian të Malit të Zi. Shqetësimi është mos krijohet një e çarë, pasi Ballkani Perëndimor është proeuropian. Shkëput vazhdimësinë e bregut dalmat. Si një hapësirë pro NATO, pro BE.

PYETJA: Një qeveri pro- perëndimore në Mal të Zi, do të jetë ta drejtojnë në shinat e duhura?

Po do të jetë. Duhen reformat e duhura brenda vendit. Kjo opozitë deri dje është zotuar t’i korrigjojë. Si korrupsioni, apo probleme si vendet e tjera. Duhet të vazhdojë orientimin perëndimor. Nuk ka nevojë ta ndryshojë. Por a ka kapacitete kjo opozitë, se s’janë të provuara. Që nga pavarësia Mali i Zi është qeverisur nga Gjukanoviç.Nëse kanë burime njerëzore e kapacitete për të vijuar orientimin pro perëndimor. Ky orientim mos ndryshojë. Duhen parë, se kemi 2-fishim të përfaqësimit të shqiptarëve. Çffarë qëndrimi do të mbajnë? Partitë e minoriteteve nacionale kombëtare, si shqiptarët duhet të shohin cila është më e dobishme për të mbrojtur interesat në Mal të Zi.

PYETJA: Sa është pro serbe kjo revoltë që ndodh aty, kjo votë, manifestimet mbi 1 vit në mënyrë të vazhdueshme dhe masive. Për shkak edhe të ndarjes së kishës, ligjit që ka prekur ndjenjat fetare? Pro serbe dhe çështe identiteti, dhe sa çështe mes perëndimir dhe Rusisë?

Perëndimi duhet të nxisë deklaratën e pushteti i ardhshëm, që do vijohet në orientimin proeuropian të vendit. Duhet besuar dhe inkurajuar. Unë shoh një problem thelbësor, në përbërjen etnike të Malit të Zi, kur iu caktua pragu i pranimit të pavarësisë iu caktua 55%. Asnjë pranim demokratik se lejon 55%, por 50%. Kjo tregon që serbët apo pro serbët, përbëjnë afërsisht 40 e ca %, jo 45 por aty afër. Asnjëherë këta nuk kanë votuar në bllok për partinë pro serbe. Pra partia më e madhe e opozitës mori 30 e ca % të votave, jo aq sa serbë janë në Mal të Zi. E kanë shpërndarë votën në mënyrë të tillë, ta mbajnë në kontroll partinë pro serbe nëpërmjet partive të tjera.

Nuk besoj që një parti antiatlantiste të qëndrojë në qeveri në Mal të Zi.

PYETJA: Po Dritan Abazoviç?

Ai nuk ka asnjë afiliacion etnik. Ai është një konglomerat i çuditshëm. Ai emrin e ka Dritan, dhe nuk thotë që është shqiptar. Dritan është emër shqiptar mirëfilli. Ai nuk ka një zotim elektoral. Ç’thotë mbrapa mirë. Ato vota nuk i ka marrë me zotim. 81 deputetë që ka Mali i Zi, duhet të ishin më shumë shqiptarë, por mjaftueshëm  për t’u dëgjuar.”

 

Ndërkohë sa i përket takimit të nesërm në Uashington, Mustafaj vlerëson Grenell-in duke theksuar se ka bërë transparencë duke treguar edhe temat e takimit. Ai thotë se filozofia e SHBA nuk është e sotmja, pasi BE vetë është krijuar prej marrëdhënieve dhe ndërvartësisë ekonomike nëpërmjet marrëveshjeve për qymyrin dhe çelikun.

Në këtë takim Mustafaj pret të hidhen bazat e disa marrëveshjeve ekonomike si ajo e linjës ajrore Prishtinë- Beograd.

PYETJA: Takimi i Uashington, duket se do të bëhet vërtet. Nuk dihet qartësisht për çfarë po shkohet?

Besoj se pak a shumë dihet. Grenell i ka bërë një transparencë. Pra hedhja e bazave, apo për projektet për linjën ajrore Prishtinë- Beograd. Nuk është pak. Në filozofinë e tij, Grenell dhe ekipit të Trump, besohet se intensifikimi i marrëdhënieve do të çojë në afrim mes dy vendeve. S’është një filozofi e shpikur tani. BE në fund të viteve 49, 50, 51, 52 derisa mori formë me tregun e përbashkët kanë themel marrëveshjes për qymyrtin, çelikun e tregti. Kjo filozofi, ndërvartësi ekonomike do të thotë dhe një BE. Pra Europa s’ka kaluar kurrë një periudhë kaq të gjatë paqeje.

Elitat ekonomike dhe elitat mafioze, kanë kohë që bashkëpunojnë shumë. Por nisur nga iniciativa e formimit të BE, ishte Adenhauer i Gjermanisë, dakord por ky arriti ta imponojë. Në gjithë jetën e Kosovës orientimi i ekonomisë deri në ’99 ka qenë drejt Beogradit. Infrastrukturë dhe mentalitet, po mos hapej Rruga e Kombit, ekonomia e Kosovës do orientohej ende drejt Beogradit. Ka një bazë të trashëguar. Serbia është një vend në kurthin tokësor. Nëse nuk është Kosova për t’i lehtësuar daljen në portet e Shqipërisë, e ka të vështirë. Në një të ardhme, e gjithë tregtia e jashtme, që ka nevojë për rrugëtime të gjata do vijë drejt Durrësit e Ulqinit. ka ardhur në pikësynimet e Serbisë para Luftës Ballkanike. Pas Luftës l Botërore, ja dinin rëndësinë Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb