“Biseda të mira” dhe “dakordësi e plotë”. Kështu i përshkruan kryeministri Edi Rama takimet me ndërkombëtarët, ndërkohë që sot është takuar me ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Në  një postim në “Twitter” Rama zbardh temat, si teatri por edhe reforma zgjedhore.

“Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës?
Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it??????”

Rama Twitter
Rama Twitter

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb