TIRANË

Ambasadorja e SHBA-ve Yur Kim ishte sot në selinë e PS. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se ambasadorja Kim ka përfunduar takimin me sekretarin e përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri.

Ambasadorja e SHBA ishte në selinë e PS rreth orës 10:40, teksa situata politike dhe zgjedhjet e 14 majit, ishin një nga temat e diskutimit gjatë takimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan GJiknuri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb