Kylian Mbappe nuk mori pjesë në stërvitjen e Francës vetëm katër ditë para çerekfinales së tyre të vështirë të Kupës së Botës me Anglinë.

Ylli i Paris Saint-Germain shihet si kërcënimi më i madh i Tre Luanëve në ndeshjen e së shtunës, pasi ai kryeson listën e golashënuesve të turneut me pesë gola në katër ndeshje.

Stafi i Les Bleus tha se Mbappe nuk u paraqit për shkak të punës së vazhdueshme të rikuperimit pas fitores së tyre ndaj Polonisë të dielën. Sa i përket lojtarëve të tjerë, Olivier Giroud është mjaft në formë dhe është gati për sfidën e radhës të Botërorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: