Presidenti SHBA-ve, Joe Biden do të takohet këtë të mërkurë në Gjenevë, me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Ky i fundit, ka mbërritur në Zvicër, por ajo që ka marrë vëmendjen e mediave, është eskorta që do e shoqërojë presidentin.

Sapo zbret nga avioni qeveritar, Putin, e presin dy limuzina të njëjta, ndërsa mediat e huaja aludojnë se e gjitha bëhet për efekte sigurie dhe për shpërqendrim.

Vlen të përmendet se limuzina e markës Arus dhe modelit Sennat, pjesë e eskortës së Putin, njihet ndryshe si “bisha ruse”.

Ajo është 6.62 metra e gjatë dhe 2 metra e gjerë. Ka një motor 4.4 litërsh V8 që prodhon mbi 600 kuaj fuqi, për një peshë të respektueshme prej 6.5 tonë, ky automjeti i ndërtuar në një shasi kamioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb