TIRANË

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka reaguar në faqen e saj zyrtare në “Facebook” në lidhje takimin që ajo zhvilloi së bashku me disa deputetë të tjerë me delegacionin e Komisionit të Venecias, delegacion ky që zbarkoi sot në kryeqytet për t’u njohur me klimën politike dhe mungesën e dialogut.

Ajo pohon se gjatë takimit, deputetët  vlerësuan rolin e rëndësishëm dhe këshillues të Komisionit të Venecias si dhe shkëmbyen pikëpamje mbi situatën aktuale politike në Shqipëri.

Postimi i Hajdarit:

Sot në mëngjes në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetë përfaqësues të grupeve parlamentare të opozitës zhvilluan një takim me Delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Tiranë me kërkesë të Kuvendit të Shqipërisë, në kuadër të aktivitetit të Komisionit Hetimor Parlamentar “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.” Deputetët e pranishëm vlerësuan rolin e rëndësishëm këshillues të Komisionit të Venecias si dhe shkëmbyen pikëpamje mbi situatën aktuale politike në Shqipëri dhe mbi rolin që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë në zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: