Banorët e Laprakes dhe Paskuqanit zhvilluan ditën e sotme një protestë në Agjencinë e Shpronësimeve.

Pas kësaj proteste, banorët u pritën nga Drejtori i Agjencisë së Shpronësimeve.

Në përfundim të këtij takimi, një përfaqësues i protestës tha se u njoftuan nga drejtori se përfitojnë vetëm banorë që janë me certifikatë pronësie.

“Drejtoria na tha se janë vetëm ato banesa që janë me certifikatë pronësi do të përfitojnë me certifikatë pronësie. Ato që janë me leje legalizimi për ato ende nuk vendin, pritet që të informohet nesër. Se si do të procedohet nuk dihet asgjë. Urojmë që të ketë një vendim për qytetarët. Deri në këto momente janë mbi 100 dosje dhe pritet që në javët në vijim të bëhet shpronësimi.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: