Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, ndër të tjera ka zbardhur edhe diskutimet e kryera më herët sot në selinë blu me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha u shpreh se në takim është diskutuar lidhur me “gjendjen kritike në vend” dhe mënyrën e përballimit të kësaj situate.

Ai tha se gjatë këtij takimi, të dy liderët kanë gjetur pajtim të plotë në mendime dhe qëndrimet që duhet të mbajnë.

“Diskutuam për gjendjen kritike në vend dhe mënyrën e përballimit të kësaj situate. Diskutuam gjerësisht dhe gjetëm pajtim të plotë në mendime për qëndrimet që duhet të mbajmë. Parlamenti Linda-Rama. Linda e Kuvendit, ka humbur çdo legjitimitet me aktet që ka bërë”, u shpreh ai.

I pyetur edhe lidhur me dorëzimin e listës në KQZ të anëtarëve të KZAZ nga grupi i Alibejat, Berisha tha se “KQZ nuk mund të njohë vendim tjetër veç atij të gjykatës të datës 25 mars 2022”

“KQZ nuk mund të njohë vendim tjetër veç atij të gjykatës të datës 25 mars 2022. Ai është vendim i plotë për çdo vend të lirë të planetit, dhe ai nëse zbaton porositë politike të një njeriu që meriton të jetë për aktin korruptiv në burg, dhe ju garantoj ju që të paktën që për dy ose më shumë dekada nuk riparohet, sepse SHBA mund ta kenë pritur një akt të tillë ndaj Koresë së Veriut, Putinit, Lukashnkos, por kurrë jo nga një vend i NATO-s.  PD do marrë pjesë në zgjedhje dhe do të fitojë! Ne do marrim pjesë në zgjedhje dhe do i japim vendin e merituar Edi Ramës”, tha kreu i PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb