Laçi dhe Teuta përballen sot në një ndeshje shumë të komplikuar që mund të rezultojë vendimtare në luftën për mbijetesë. Askush nuk ka luksin të gabojë në një duel të tillë, i fundit para mbylljes së fazës së dytë dhe hapjes së merkatos së janarit, ku dy klubet kanë shpresë të përforcohen.

MINUTË PAS MINUTE
45’ Jepen dy minuta shtesë në këtë pjesë të parë.

34’ Goditje dënimi e Laçit në krahun e djathtë, Topi harkohet në zonën e skuadrës durrsake por Gjoni nuk arrin ta devijojë në portë, edhe pse vetëm pak hapa larg katërkëndorit të Moçkës.

27’ Enea Jorgji jep menjëherë një penallti edhe për Laçin, për një faull shumë të diskutueshëm në zonë ndaj Akuino. Sulmuesi e merr vetë përsipër gjuajtjen, por topi pritet nga Moçka.

24’ Nga pika e bardhë ekzekuton Ribaj, i cili dërgon topin në rrjetë me gjuajtjen e tij. 0-1

23’ Cmajcanin depërton në zonë dhe aty pengohet nga mbrojtësit e skuadrës vendase. Jorgji vërshëllen për penallti, pavarësisht protestave të skuadrës kurbinase.

21’ Provon edhe Akuino të shënojë me një gjuajtje qendrore nga jashtë zonës, topi kontrollohet nga Moçka.

20’ Pas një goditje këndi, topi përfundon te Gjoni i cili me kokë dërgon topin në duart e Moçkës.

19’ Aksion në krahun e majtë për Laçin, Lushkja depërton në zonë, por ndalohet në momentin e fundit, kur po provonte të kthente topin në qendër.

10’ Ndërprerje e vazhdueshme e ndeshjes për shkak të faulleve të njëpasnjëshme në mesfushë.

3’ Hila jep sinjalin e parë drejt portës kurbinase me një gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk gjen kuadratin.

Laçi-Teuta 0-1

24′ (p) Ribaj

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Shala, Abraham, Lulaj, Musaj, Çelhaka (40′ Kastrati), Lushkja, Akuino

Trajner: Ramadan Ndreu

Teuta: Moçka, Borshi, E. Hoxha, R. Hoxha, Kotobelli, Hila, Dita, Cmajcanin, Musta, Gripshi, Ribaj

Trajner: Gugash Magani

Gjyqtar: Enea Jorgji/panoramasport
vijon

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb