Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sërish kundër nismës “Open Balkan”.  Pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel e cila ditën e sotme e mbështeti këtë nismë, Kurti thotë se procesi i Berlinit është rruga e vetme drejt BE dhe s’ka nevojë për variante të tjera alternative.

Duket se Kurti nuk është bindur as nga Merkel për nismën “Open Balkan” teksa ka bërë me dije dhe 4 elementet të cilat ia propozoi kancelares gjermane për Ballkanin Perëndimor.

”Në takimin me kancelaren gjermane Merkel u konfirmua se procesi i ebrlinit është edhe korniza edhe rruga për integrimin europian.

Pra, procesi i Berlinit është mjaftueshëm i gjerë dhe gjithashtu mjaftueshëm i thellë që mos ketë për variante të tjera alternative.

Në bisedat që pata, theksova se nuk duhet të ketë fonde europiane pa vlera europiane. Fondet e BE për 6 shtete të Ballkanit Perëndimor duhet të paraprihen e shoqërohen me vlerat e BE.

Për vendet tona theksova se janë 4 elemente të domosdoshme që të ketë paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe siguri për të gjithë. Ato janë sundimi i ligjit i cili vepron kundër korrupsionit dhe oligarkëve, e dyta ëstë demokratizimi i cili mundëson media të lira e të pavarura, kundër autorkratëve. E treta ballafaqimi me të kaluarën, nuk lejon kriminelë të luftës aq më pak në pushtet, dhe e katërta reciprocite t e balancë i pakicave në kundërshti me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan.

Katarë elementë të rëndësishëm për paqen, sigurinë e rrugën drejt BE. ‘’- tha Kurti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb