Ndërsa kryeministri Rama po zhvillon në këto momente një takim me përfaqësues të opzitës parlamentare që kundërshtojnë votimin e marrëveshjes së dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës për reformën zgjedhore, reagon deputeti Lefter Maliqi.

Ky i fundit ka deklaruar se do ta votojë këtë marrëveshje, ndërsa përmes një statusi në Facebook, i bën thirrje kryeministrit Rama të lërë shoën dhe aktrimin.

STATUSI I PLOTE
Ramzi lere aktrimin, intrigen, show-n se te doli boja jo vetem ne Shqiperi por dhe tek ndërkombëtaret. Frikacak boll bere te fortin,mos hidh gurin e fshih dorën,do e votosh si Çeço marreveshjen per Reformen zgjedhore te 5 Qershorit ne Rezidencen Amerikane.Mos shit mënd se spo shet ikona, mos perdor e shit opoziten parlamentare duke perberë lajm fallco se po u mbush mëndjen sot me takim te dytë.Behu burre sille shpejt marreveshjen zgjedhore per votim ne parlament se garen,sfiden e ke me opoziten legjitime jashte.Votat i ke mbi 100 kur do sic i ke pasur per PPP-te,KÇK,Klsh,antishpifjen ,komisionin farsë per shkarkimin e Presidentit etj,ste pijme me uje djallëzit,aktrimet,shtrengo rripat dhe prano fundin ne zgjedhjet e ardhshme ku gropen me te madhe e ke nga socialistet e zhgenjyer,bashkëpunëtoret e tu qe u fute thikën pas shpine si mosmerenjohes dhe nga mallkimet e qindra e mijra shqiptareve qe i ke terrorizuar,kercenuar,varferuar,burgosur etj etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: