TIRANE

Pak pas takimit me zv.ndihmës sekretarin amerikan Matthew Palmer , kreu i PD-së Lulzim Basha ndan edhe detajet. Përmes postimi në “Twitter”, Basha shkruan se ka diskutuar me Palmer rreth situatës politike në vend, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, krimin, korrupsionin dhe krizën politike.  Kryedemokrati, ndër të tjera shprehet se përkushtimi i përbashkët për demokraci dhe mirëqeverisje është rruga e vetme për stabilitetin e Shqipërisë në BE.

“Bisede e hapur dhe konstruktive me Mattheë Palmer mbi situaten: mungesen e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte, pandeshkueshmeria, krimi, korrupsioni dhe kriza politike. Perkushtim i perbashket per demokraci, shtetin e se drejtes dhe mireqeverisjen si rruga e vetme per stabilitet dhe Shqiperine ne BE.”-shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb