Presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë nisur takimin e tyre pak më parë në Gjenevë, më konkretisht, në vilën La Grange.

Mediat e huaja kanë zbuluar fjalët e parë të shkëmbyer mes dy liderëve botërorë. Sipas mediave, Putin ka falenderuar Biden për takimin, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur shkurt:

“Gjithmonë është mirë të takohemi sy më sy”.

Sakaq, pak para se të niste samiti, Presidenti Putin, ka deklaruar se në fokus të diskutimeve do të jenë një gamë e gjerë çështjesh. Takimi midis dy liderëve pritet të zgjasë rreth 5 orë, ndërsa një nga tematikat më të ‘nxehta’ do të jetë sulmet kibernetike.

Duke marrë parasysh interesin e madh që ka ky takim, por edhe të aktorëve mjaft të rëndësishëm politikë të përfshirë, Gjeneva, është blinduar nga një nivel i lartë sigurie, ku synohet që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb