Presidenti Bjellorus, Aleksandër Lukashenko është takuar me homologun e tij rus Vladimir Putin në rajonin Amur.

Lukashenko është shprehur se Bjellorusia do të jetë me Rusinë në çdo situatë.

“Ju mund të mbështeteni te bjellorusët. Dijeni se në çfarëdolloj situatë ju mund të mbështeteni tek ne dhe rusët mund të mbështeten tek ne. Ne do të jemi gjithmonë aty. Lindja e largët është larg , por është e jona, Ndryshe nga republikat aktuale në e kemi ruajtur këtë unitet dhe jemi të vendosur ta forcojmë”, ka thënë më tej presidenti bjellorus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb