TIRANË

Me tone të ngritura dhe duke goditur tavolinën, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë drejtuesit e universiteteve janë fajtorë për situatën e krijuar për gjendjen e studentëve që solli protestën. Rama theksoi se nuk iu ka ndërhyrë në punën e tyre duke marrë si shembull punësimet e mbi 1 mijë personave staf jo akademik as pedagogjik. Madje edhe duke paralajmëruar se nëse ka ndërhyrë tek punësimet ai po ministrja e arsimit është i gatshëm të largohet.

Ai tha se janë mbi një mijë punonjës që marrin rrogë kot dhe që nuk shërbejnë fare për përmirësimin e kushteve në universitet. Gjithashtu Rama në formë të prerë iu drejtua rektorëve dhe dekanëve, që do të jetë një protestues i përhershëm sa herë do jetë fjala për arsimin.

Rama 1
Rama 1

“Që të angazhosh kaq shumë roje për të mbrojtur dokumente doktoraturash me titull folklori shqiptar më duket shpenzim i madh. Nëse rojat vihen që këto lloj doktoraturash të mos ndikojnë publikun, kjo është nga pikëpamja humane akt vetëdije dhe humanizmi. Çfarë e ka penguar universitetin që t’i bëjë disa gjëra, që s’po flasim për gjëra të mëdha. Studentët i kërkojnë qeverisë vlerësimin e performancës në mësimdhënie. Si e vlerëson qeveria? Gjatë këtyre viteve, dy herë më ka ndodhur mua, s’dua të dëgjojmë, njëherë kur doja të bëhesha kryetar i PS që s’më pranonin dhe tani që jam kryeministër. Ok, por i marr mesazhet. Përpiqem të dëgjoj njerëzit. Dëgjoj për librat e pedagogëve që shiten me zor. Që kondicionojnë notën, që janë përkthime keq. Ok. Dëgjoj për historira nga më të çuditshmet. Ky hyn qeveria këtu tani. Si mund ta bëjë kryeministria apo ministria e arsimit vlerësimin e cilësisë së testeve të mësimdhënies të, të…Që do të thotë që duhet një qasje e përbashkët dhe komplekse. Nuk është e thjeshtë. Do të thotë që hapat që kemi bërë me një mënyrë apo një tjetër e konsiderojmë pozitiv rezultatin e punës, jo nuk mjaftojnë por ajo që është për ne pozitive për ata që e konsumojnë produktin është krejt e pamjaftueshme.

Shoh që ndërkohë që universitetet kanë një kufi të vendosur nga qeveria, jo më shumë se 33% e librit të pagave duhet të shkojë për personel jo akademik, janë 1000 e kusur punonjës që paguhen nga buxheti i universitetit dhe që nuk kanë asnjë lloj titulli dhe nuk kanë asnjë lloj lidhje me pedagogjinë dhe janë punonjës. Por mirë mo ça jeni ju, kryetarë komunash? Kryetarët e komunave që ne zhbëmë, apo kryetarë bashkie nëpër provinca që shfrytëzojnë buxhetet për të punësuar njerëz kot. Këtë si ma shpjegoni? Do ma thoni që kjo është një histori e ligjit, s’ka lidhje fare. Do më thoni që është histori e bordit të administrimit. Ok, por ne këtu kemi qenë dhe këtu jemi dhe nuk besoj se deri më sot ka ndonjë nga ju që të thotë se ministrja e Arsimit, apo kryeministri më ka ndërhyrë për një gjë të vetme. 1000 e ca punonjës, nëse ju çoheni dhe thoni këtu sinqerisht se një frymë të vetme e keni futur në punë sepse ju ka ndërhyrë ministrja e arsimit apo kryeministri, atëherë ma lini mua fajin. Jam unë që i kërkoj ndjesë popullit dhe iki.

1000 e ca rroga, ndërkohë që dalin të verbrit, studentët e verbër që nuk kanë as lehtësinë më të vogël dhe nuk është ngritur njëherë ky problem. U desh protesta që të shoh se të verbrit s’kanë gjënë më minimale”, deklaroi kryeministri.

Ai tha se “për mua 8 pikat e ngritura janë vetëm parathënie e një libri që është shumë i ngatërruar por që patjetër duhet kaluar i gjithi dhe duhet korrigjuar i gjithi”.

“Nuk diskutohet se gjithçka dhe gjithkush nga ana e qeverisë ka pasur lidhje me arsimin e lartë ka përgjegjësi. ky është gjykimi im. Nuk jam unë që t’ju them se sa përgjegjësi keni, jeni ju që duhet ta nxirrni përgjegjësinë tuaj. unë nuk jam më ai që isha para kësaj historie në raport me universitetin.

Protesta do mbarojë një ditë, studentët do kthehene në mësim, kurse mua sa të jem do më keni protestues për çështjen e presidentit. nëse mundësitë janë të kufizuara të gjithë kuptojnë. Por nëse brenda mundësive të kufizuara loz me tjetrin askush nuk të kupton. Kjo është historia me universitetin.

Jam marrë me universitetin vetëm në një moment kur kam parë 4 dekanë të shqetësuar, të alarmuar pse për mosmarrëveshjen me rektoratin. I kam takuar, jam përpjekur të ndihmoj dhe kam kuptuar një ngërç të madh që vjen jo nga ligji por që vjen nga mungesa mbase e dëshirës, mbase e kapacitetit për t’ju nënshtruar ligjit.

Kjo nuk do vazhdojë më kështu. përballë rrezikut të të qenit bashkëfajtor për çfarë ndodh brenda mureve unë do zgjedh gjithmonë të luftoj me rrezikun. Çfarë ju kërkoj ju është, mos u fshihni më. Dhe mos u fshihni jo dilni dhe mbroni qeverinë, këtë nuk duhet ta bëni sepse na dëmtoni në këtë fazë. Sepse për shkak të reputacionit të një pjese të stafit  po merrni hijen e fajtorit. këtu nuk është në lojë një gjë e vogël, është fati i Universiteteve. Universiteti nuk mund të jetë më siç ishte pas kësaj. këtë do ta bëjmë së bashku dhe ju keni një rol kryesor.

Nëse studentët kanë arsyet e mosarsyes për të qëndruar kaq të distancuar dhe për të pasur frikë nga dialogu me mua, ju nuk mund t’i rrini larg dhe nuk mund të mos flisni me ta për disa të vërteta që po ngatërrohen dhe ato. Të ruhen disa të vërteta.

Dialogu duhet sepse 8 pikat plus të tjerat nuk janë po jo, janë po dhe si. Fatkeqësisht dhe ata që e kanë mbjellë farën e keqe të bllokimit të dialogut, kanë një qëllim, qëllimi është na e jep me shkrim, pa folur. Nëse unë ua jap me shkrim pa folur futem në ciklin thellohu por kjo nuk ka për të ndodhur”, u shpreh Rama në mbledhjen me rektorët dhe dekanët.

(m.k/n.m/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb