KORÇA

Drejtuesi politik i PS në Korçë, Niko Peleshi ka folur pas takimit me strukurat socialiste ku të pranishëm ishin dhe Gjiknuri me Klosin.

Peleshi thotë se zgjedhjet e fundit parlamentare në Korçë ishin të suksesshme teksa me riorganizimin e ri PS do të ketë një shpejtësi më të madhe për të përballuar sfidat.

Ai paralajmëron se mandati i tretë do të jetë i vështirë, por nga ana tjetër kujtoi se vetë kryeministri Rama ka kërkuar një fryme të re në PS dhe qeveri.

‘’Siç e tha edhe sekretari i ri i pergjithshëm i Partisë Socialiste, sekretari organizativ pra kemi një sekretariat te ri, nje organizin te ri në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste. Ne sot kemi zhvilluar këtu në Korçë një takim me strukturat më të larta të qarkut të Korçës, pra Partisë Socialiste në nivel qarku ku janë hequr vijat kryesore të riogranizimit të partisë dhe të jetësimit do të thoja të disa normave dhe drejtimeve që Partia Socialiste pas kongresit të saj do të marrë. Kemi pas një palë zgjedhjeve shumë të suksesshme për ne por nga ana tjetër edhe shumë sfiduese. Jemi të vetëdijshëm për mandatin e tretë qoftë sa i përket qeverisjes poashtu edhe partisë, pra strukturës së partisë socialiste nga niveli më i ulët, organizatë e quajmë ne deri në nivelin më të lartë të saj. Duhet thënë dhe thjesht e rikujtoj ne fakt që kryetari i partisë në kongresin e fundit të partisë ka kërkuar që PS  ti përqaset një fryme të re ashtu sikundër edhe qeverisja padyshim. Ne besojmë që kultura dhe sjellja politike brenda organizatës socialiste pastaj reflekton edhe ne qeverisjen në të gjitha nivelet ku partia është në pushtet. Për të gjitha këto un jam i kënaqur që do të kem mundësi të drejtoj për 4 vite politikisht në mandatin e 3 punën tonë ketu. Por nga ana tjetër ndiej edhe përgjegjësinë sepse është një mandat jo i thjeshtë, është i vështirë. Është hera e parë që një parti politike qeverisë në mandatin e tretë. Për të gjitha këto arsye besoj se ky takim i sotëm ishte një start shumë i mirë. Unë ju uroj punë të mbarë edhe Damianit edhe Blendit. Me këtë organizim të ri të partisë them që në këtë mandat do të kemi një shpejtësi edhe më të madhe për të përballuar sfidat tona të brendshme politike pastaj edhe në qeverisje padyshim.’’- tha Peleshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: