Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë takimit me të rinjtë në Maliq ka siguruar se më 25 prill qarku i Korçës do të jetë suprizë për zgjedhjet.

Kryemadhi thotë se gjatë qëndrimit në Korçë ka parë shumë gra të dëshpëruara për shkak se u kanë ikur fëmijët në emigracion.

Ajo thotë se 25 prilli është shansi i fundit që Shqipëria të përmbyllë tranizcionin.

 

”Unë dua ta falenderoj Endritin që na ka krijuar mundësi shumë të mira jo vetëm me të rinjtë dhe të rejat në Korçë, Maliq, Pogradec, por në të gjithë Shqipërinë. Dhe jam e bindur që i gjithë qarku i Korçës do të jetë një surprizë, sepse një nga dëshpërimet më të mëdha që pashë, se takova shumë gra sot, ishin që të tërave u kishin ikur fëmijët ose po u iknin, dhe nuk donin të rrinin këtu. Ajo ishte dhimbja më e madhe.

Ne duhet të krijojmë hapësira dhe këtë gjë duhet ta bëni ju. Duhet ta bëni ju duke i marrë vetë gjërat në dorë. Jo vetëm duke votuar më 25 prill, por edhe duke i imponuar politikës, duke i imponuar të gjitha partive politike që të bëjnë atë që doni ju. Mos e lini në dorë të të tjerëve fatin tuaj, dhe unë besoj fort, sepse mendoj që ky është shansi i fundit që ka Shqipëria për të ndryshuar dhe për të mbyllur tranzicionin. Është i vetmi vend ish komunist që vazhdo me tranzicion për 30 e ca vjet.

Ju nuk e keni provuar komunizmin, se nuk e dini sesi ka qenë, por po të pyesni prindërit tuaj, është vendi që ka tranzicionin më të gjatë. Pra unë kam qenë 17 vjeç kur ka ndryshuar sistemi, sot jam 47 vjeç dhe përsëri vazhdojmë flasim për demokraci, flasim për të drejtën e fjalës, flasim që të mos kemi frikë. Isha në Pogradec në një fshat dhe më tha të lutem mos më nxirr në televizor, as në instagram, sepse më heqin ndihmën ekonomike. Po si mund të jetojë njeriu me 17 mijë lekë të vjetra? Dhe jo vetëm aq, por duhet të shkojë një herë në 3 muaj, burrë, grua e fëmijë që të firmosin, janë gjallë apo jo, janë brenda apo jashtë Shqipërisë e të tjera. Pra ne më shumë paguajmë zyrtarët dhe burokratët që përgatisin letrat për ndihmën ekonomike, sesa shpërndajmë tek njerëzit ndihmë ekonomike. Ky është një nga problemet më të mëdha që ne kemi.”- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb