Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar pas takimit të pedagogëve me ministren e Arsimit Evis Kushi, prej të cilit nuk u arrit një dakordësim.

Sali Berisha e cilëson një qëndrim cinik atë të kryeministrit Edi Rama ndaj pedagogëvem bdërsa shton se Kushi i ka refuzuar në emër të tij kërkesat minimaliste të tyre.

“Qendrim cinik i Edi Rames ndaj pedagogeve te universiteteve! Zonja Kushi me porosi te Rames sillet si zonja Askushi!

Ajo, ne emer te Edit refuzon kerkesat minimaliste te pedagogeve per pagat dhe kushtet tjera minimale per universitetet.

Pedagoget shpallin 5 tetorin diten e greves se pergjithshme! Mbeshtetje te plote pedagove greviste! Denim qendrimit cinik te Edi Rames!”, shkruan Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb