Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha është takuar sot me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në takim të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, si dhe kreun e grupit parlamentar të PL Petrit Vasili.

Në një reagim të bërë në Facebook pas takimit, Berisha shprehet se palët diskutuan gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve “për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës”.

Reagimi i Berishës:

Së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD, Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.

Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: