Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ të News24 se Rama dhe Meta sot me takimin miqësor me bërryla kanë luajtur teatër me hipokrizi.

Sipas Lubonjës Rama dhe Meta ka kohë që e luajnë këtë lloj teatri pasi kanë harruar të jenë njerëz normale por sillen si të tillë vetëm për publikun duke harruar çfarë kanë thënë gjithë këto kohë për njëri- tjetrin.

Po ashtu Lubonja thotë se Rama dhe Meta pavarësisht se sot u takuan të buzëqeshur që do të ndikojë edhe në një ‘paqe’ në politikën shqiptare, mbrapa kanë rivalitet dhe sillen ndryshe.

 

 

”Ajo që lë si me thënë një lloj ndjesie, se unë, nuk kemi qenë aty, kemi parë disa foto është një lloj tjetërsimi që i bën njeriut politik, pushteti.

Jo se politika nuk duhet ta njohi moralin, principet, por shpesh herë sidomos në vende si ky i yni, këto të lënë përshtypjen sikur këta njerëz kanë harruar të jenë njerëz.

Po të kesh parasysh se çfarë i kanë thënë njëri- tjetrit, nuk flisnin më po të ishin njerëz normalë. Politika të fut në këtë Teatër. Por jo vetëm kjo, por kanë humbur disa ndjesi, si urrejtja. Që urren një njeri, apo neveri, që të lind nga sjelljet e tij, nga mashtrimet, gënjeshtrat. Këto sikur janë zhdukur. Janë në skenë. Edhe kur bërtasin, duket sikur është Teatri për publikun, jo se kanë problem me ndërgjegjien e tyre.

Ky teatër ka dëmtuar politikën. Në 2013 thoshte që do rikonstruktoj Teatrin, më pas shkon dhe e prish për kulla. Ndërsa këta janë për teatër, kanë kohë që e luajnë.

E dyta është fakti që nuk ka drejtësi. Se po të kishim disa njerëz si këta nuk do të takoheshin. Kur shkon drejtësia do ishte në rolin e të dënuarit. Dhe kjo është një kotësi, teatër, që jo vetëm i përçohet qytetarëve por edhe i formaton të sillen kështu, pra papërgjegjshmëri.

Mendimi im është që, ka një rivalitet, pasi hipokrizi është kjo që bëjnë. Por mbrapa, tregon dualizmin e njeriut, që ka anë pozitive dhe negative.

A do ndikojë në politikë? Padyshim do ndikojë për të rritur një forcë të re që kërkon të lindi por gjithmonë ngelin në shpërngej, që thonë këta janë bashkë, janë një palë. Kjo është njëra anë. Unë nuk them që ka vetëm anë negative, se nuk do bëjmë luftë civile. Duhet drejtësia të veprojë. Se nuk do zihen me grushta. Teatër shqiptar është, banal.”- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb