Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç deklaroi se delegacioni serb ka insistuar të bisedohet për temën e Asociacionit por që është refuzuar nga pala kosovare.

Gjuriç, që po udhëheq delegacionin serb në nivelin e ekspertëve tha se sot ka pasur diskutim serioz për pronat publike me propozime konkrete dhe modalitete se si të zgjidhen këto çështje.

“Delegacioni serb insistoi që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë tema e parë e bisedimeve sot në Bruksel por që është refuzuar nga pala kosovare, të cilët nuk ishin të gatshëm të flasin për të por vetëm për pretendimet pronësore”, shkruan Tanjug.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb